Milani "çmendet", Interi zhgënjen (VIDEO)
Fitore e çmendur për Milanin e Seedorf. Kuqezinjtë kanë fituar 1-2 në Sardegna përballë Cagliarit me gola të Mario Balotellit dhe Giampaolo Pazzinit. Edhe pse vendasit kryesonin 1-0 (goli i Sau minuta 28) deri në minutën e 87, miqtë arritën të përmbysin gjithçka brenda 2 minutave. (Balotelli 87, Pazzini 89).

Me këtë fitore Milani ngjitet në kuotën e 28 pikëve në vend të 9, ndërsa Cagliari qëndron në vend të 14 me 21 pikë.

Në takimin e "San Siro"-s, Interi bën një tjetër hap fals pas humbjes në Genoa, duke barazuar 0-0 me Catanian e vendit të fundit. Ndeshje e dobët për djemtë e Mazzarrit që tani e shohin shumë larg vendin e katërt që mbahet nga Fiorentina.

Me këtë pikë, zikaltrit ngjiten në kuotën e 33 pikëve, 1 më shumë se Verona, Parma dhe Torino, ndërsa miqtë qëndrojnë në fundin e tabelës me vetëm 14 pikë. /albeu.com/

Rezultatet e orës 15.00:

Cagliari 1 - 2 AC Milan
Inter 0 - 0 Catania
Livorno 3 - 1 Sassuolo
Parma 1 - 0 Udinese
Sampdoria 1 - 1 Bologna
Torino 1 - 0 Atalanta

Shtuar më 26/01/2014, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori