Milani dhe Interi bien dakord për ndërtimin e stadiumit të ri (FOTO LAJM)

Interi dhe Milani kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ndërtimin e një stadiumi të ri.

Javën e ardhshme Inter dhe Milan do të paraqesin planin për ndërtimin e stadiumit të ri në Milano, i cili sipas parashikimeve mund të hapë dyert brenda 3 ose 4 viteve të ardhshme në sezonin 2022/2023, shkruan Albeu.com.

"Ne jemi duke punuar në këtë projekt së bashku me Milanin – tha Alessandro Antonello i Interit - duke besuar se stadiumi është një nga asetet themelore për rritjen e vetë klubeve.Ne së shpejti do ta informojmë Bashkinë sepse qyteti i Milanos ka nevojë për një stadium të ri.

Ndërkohë San Siro i ri do të ndërtohet pranë atij të vjetrit në zonën që aktualisht është e zënë nga parkingjet. /albeu.com/


Shtuar më 26/03/2019, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori