Milani kryen goditjen e madhe, pranë zyrtarizimit të bomberit të Serisë A
Krzysztof Piatek është shumë pranë transferimit te Milani. Presidenti i Genoas Enrico Preziosi i ka ndezur dritën jeshile transferimit të sulmuesit polak te kuqezinjtë në këtë sesion merkatoje.

Do të jetë pikërisht golashënuesi i dytë më i mirë i këtij kampionati dhe surpriza e vërtetë e sezonit në Serie A, zëvendësuesi i Gonzalo Higuain te Milani.

Përveç se për afrimin e Piatek për të cilin po punon personalisht Leonardo drejtuesit e tjerë të klubit kuqezi Maldini dhe Gazidis do të flasin në Arabinë Saudite me drejtuesit e Juves për të bërë të mundur edhe transferimin e Higuain te Chelsea.

23-vjeçari Piatek autori i 13 golave në kampionat dhe i 19 golave në total me Genoan në këtë sezon do të transferohet te Milani në formë huazimi me detyrim blerjeje nga ana e klubit kuqezi verën e ardhshme për një shifër të përafërt me 40 milionë euro.
Shtuar më 15/01/2019, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori