Milani spektakolar, triumfon në transfertë ndaj Bologna (VIDEO)









Skuadra e Milanit ka fituar ndeshjen e dytë radhazi në Serie A duke mposhtur Bolognan me rezultatin 2-3.

Milan gjeti epërsinë me Piatek, kurse dyfishoi atë me Hernandez, ndërsa Bologna ngushtoi avantazhin e Rossonerëve me autogolin e Theo Hernandez.

Në pjesën e dytë, Bonaventura shënoi pas 50 sekondave lojë, kurse sfida u ndez në 10 minutëshin e fundit kur Sansone realizoi për Bolognan nga pika e bardhë e penalltisë.

Milan me këtë fitore shkon në kuotën e 20 pikëve dhe ngjitet në vendin e 10’të–ndërsa Bologna dy vende më poshtë me 16 pikë.Javën e ardhshme, Milani pret Sassuolon, kurse Bologna takohet me Atalantan.
Shtuar më 08/12/2019, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori