Milani triumfon në derbin përballë Interit (VIDEO)
Pëlqej
Milani ka marrë një fitore shumë të vuajtur në derbin e madoninës përballë Interit. Në minutën e katërt Seedorf shpik një pas perfekt për Ibrën i cili pasi hyn në zon shmang Materazzin por ky i fundit i shkakton faull, dhe 11-metërsh. Vetë Ibra e shndërron atë në gol dhe minuta e pestë shënon rezultatin 0-1. Milani administron rezultatin dhe kështu përfundon pjesa e parë. Në pjesën e dytë vazhdon e njëjta histori si në të parë deri në minutën e 60 kur Abate pas një zënke me Pandev del jashë me karton të kuq. Ndryshon skenari, Milani i gjithi në mbrojtje dhe Interi i gjithi në sulm. Për 30 minuta me Milanin me 10 lojtarë Interi nuk ka mundur asnjëherë të shfaqet i rrezikshëm në portën e Abbiatit dhe kështu mbaron kjo sfidë. Milani mund Interin 1-0 dhe ngjitet në kreun e renditjes 1 pikë më shumë se Lazio dhe 5 pikë më shumë se Napoli i vendit të tretë. (albeu.com)



Shikoni golin:

http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/MtuR9WpZP3zet8DH8RMz/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">
Shtuar më 14/11/2010, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori