Milik do Juven, ka një kërkesë për Napolin
Sulmuesi polak shpreson që Napoli ta ulë çmimin e tij pas interesimit të “Bianconeri” për të.

Arkadiusz Milik nuk e ka fshehur dëshirën për t’u transferuar në Juventus.

Mirëpo, paraprakisht sulmuesi polak po shpreson që klubi i tij, Napoli, ta ulë kërkesën ndaj “Bianconeri”.

Portali italian “Calciomercato” raporton se klubi napolitan i do 40 milionë euro për Milikun.

Juve nga ana e saj nuk është e gatshme ta paguajë këtë shifër të lartë për përfaqësuesin polak.

Trajneri Maurizio Sarri është admirues i madh i lojës së sulmuesit shtatlartë, i cili shkëlqeu këtë sezon me Napolin.

Shtuar më 26/05/2020, ora 20:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori