Milot Rashica tregon përse e la Shqipërinë për Kosovën
Edhe pse ka zgjedhur qe të mos vazhdojë të luajë për Shqipërinë por për Kosovën, Milot Rashica ende i gëzohet fitoreve të kuqezinjve dhe ua ka uruar atyre më të mirat.

Ai thekson se është kthyer në vendin ku ka lindur dhe është rritur.“E kam ndjekur ndeshjen e fundit dhe kanë luajtur mirë. Ua uroj më të mirat.

Jam kthyer në vendin ku kam lindur dhe rritur. I gëzohemi fitoreve të të dyja skuadrave, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria”, shtoi Rashica, në një intervistë të dhënë për RTSH.

Rashica vazhdoi duke e komentuar ecurinë mbresëlënëse të Kombëtares së Kosovës, që është afër kualifikimit në EURO 2020 – qëllim që mund ta arrijë për mes Grupit A ose përmes play-offs të Ligës së Kombeve.

“Rritja e Kosovës? Duke parë grupin që kemi, nga kualifikimet e para kemi parë që ka diçka të mirë. Jemi rritur shumë dhe kemi bërë progres shumë të madh. Për momentin po shkojmë mirë dhe jam mirë me skuadrën. Fituam një ndeshje por kemi një finale në Çeki dhe shpresoj ta fitojmë”, shtoi Rashica.Milot Rashica kishte luajtur në futbollin vendor deri në vitin 2015, kur e siguroi transferimin në Vitesse nga Vushtrria, para se të transferohej në Ëerder Bremen në janar të vitit të kaluar.

Mirëpo, Rashica nuk i ka ndryshuar vetëm klubet gjatë karrierës së tij, por ka luajtur edhe për dy ekipe kombëtare. Ai kishte luajtur me grupmposhat e Shqipërisë që nga viti 2012, e në mars të vitit 2016 debutoi me ekipin e parë të Kombëtares së Shqipërisë, për të cilën luajti dy herë.Rashica i ka zhvilluar 24 ndeshje për “Dardanët”, duke dhënë kontribut për ëndrrën për kualifikim në EURO 2020.
Shtuar më 18/10/2019, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori