Ministri turk tregon vendin ku do zhvillohet finalja e Champions
Të shumta kanë qenë dyshimet ditët e fundit, për sa i përket finalet së Ligës së Kampionëve, e cila në fillim të sezonit është planifikuar të zhvillohet në Stamboll.


Prej ditësh qarkullojnë emrat e Lisbonës, Frankfurtit apo Madridit si destinacionet të mundshme për të pritur finalen e eventit më të rëndësishëm në Europë për klube, pas situatës kaotike për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Por mesa duket, Stambolli nuk ka hequr dorë nga dëshira për të zhvilluar finalen e Ligës së Kampionëve të këtij edicioni dhe këtë e ka konfirmuar ministri i sporteve i Turqisë, Mehmet Kasapoglu, në një kohë që UEFA kishte nisur të shikonte opsione.

“Nuk kam asnjë dyshim që finalja do të zhvillohet në Turqi dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne jemi të bindur se më 17 qershor do të marrim lajme të mira.” u shpreh ministri për televizionin TRT Sport.

Finalja e Champions-it ishte parashikuar fillimisht të luhej më 30 maj në stadiumin olimpik “Ataturk” të Stambollit, dhe qeveria e futbollit europian do të vendosë përfundimisht për stadiumin që do të mirëpresë eventin më të rëndësishëm në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv më 17 dhe 18 qershor.
Shtuar më 11/06/2020, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori