Moderatorja shqiptare ngacmon publikisht aktorin turk? Komenti që ngjalli dyshime (FOTO LAJM)

Aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman është padyshim një ndër aktorët më të suksesshëm në Turqi.

Aktualisht ai luan në serialin e ri “Bay Yanlis”, krah aktores Ozge Gurel. Së fundmi, Can ka publikuar një video nga seriali dhe ka marrë komente të shumta. Mirëpo, një koment i bërë nga moderatorja Eva Murati ka tërhequr vëmendjen e fansave shqiptarë.

Eva i ka komentuar dy emoji, duke lënë të kuptohet se e ndjek “Bay Yanlis” dhe mendon që është “zjarr”.

Aktori i është përgjigjur moderatores, duke i replikuar po ashtu me dy emoji, si për t’i thënë: “Faleminderit yll!” Nuk dihet nëse dyshja njihen apo kthimi i komentit ka qenë i rastësishëm, pasi Cani nuk e ndjek në rrjete sociale.

Shtuar më 18/09/2020, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori