Moggi e ka një ide për zhvillimin e Serisë A
Ish-drejtori i Juventusit dhe Partizanit, Luciano Moggi, në një intervistë të dhënë për “TuttoSalernitana”, ka dhënë një ide se si do të ishte më mirë të mbyllej sezoni në Itali për të shmangur sa më shumë polemikat që mund të krijoheshin, në rast se nuk do të mbyllet dhe do të vazhdojë me dyer të mbyllura.

“Nuk mendoj se ekziston si koha, ashtu edhe kushtet për të mbyllur sezonin. Fakti është që do të ketë shumë polemika në lidhje me këtë gjë, ashtu siç edhe kam parë. Ideja ime është që mbyllet pa asnjë fitues kampionati”.

“Kështu, titulli nuk jepet, vendosen katër vendet e para aktuale për të shkuar në Champions League, ndërsa bien të fundit. Dy të Serie B që janë të parat ngjiten dhe sezoni tjetër bëhet me 22 skuadra”.
Shtuar më 20/03/2020, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori