Moment historik, sulmuesi i Kombëtares debuton me Juventusin (VIDEO)
Kjo e shtunë do të mbahet mend gjatë për futbollistin shqiptar, Xhiakomo Vrioni. 21-vjeçari i cili ka spikatur në Juventus U23 sot ka debutuar në ekipin e parë të drejtuar nga Sarri në ndeshjen kundër Romës.

Ishte minuta e 79-të kur Vrioni mori vendin e Gonzalo Higuain. Sulmuesi shqiptar me të drejtë nuk mund ta largojë dot buzëqeshjen nga fytyra e tij, që është një tregues i qartë i rëndësisë që ka ky debutim për lojtarin e Shpresave kuqezi.

Një moment historik ky për të gjithë Shqipërinë, teksa një futbollist shqiptar zbret në "Alianz Stadium" me fanellën e një prej klubeve më të mëdha në botë.
Shtuar më 01/08/2020, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori