Moti i keq dëmton fasadën e "Air Albania"
Stuhitë e shiut në orët e fundit kanë sjellë probleme të mëdha në vendin tonë.

Nga moti i keq e ka pësuar edhe stadiumi i ri kombëtar, "Air Albania", i cili ka pësuar dëme të konsiderueshme në fasadën e jashtme.

Në lidhje direkte, gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj ka konfirmuar dëmtimet, teksa ka shtuar se ka nisur puna për rikonstruksionin e tyre.

"Pak kohë pas inagurimit të stadiumit kombëtar, fasada ka pësuar dëmtime pas motit të keq dhe stuhive të shiut. Fasada ka pësuar dëmtime në pjesën e kollonave si dhe xhamave. Një grup punëtorësh kanë nisur punën për të rikonstruktuar këtë pjesë. Ndërkohë përveç pjesës së fasadës së jashtme, punëtorët po kryejnë punime edhe në ambientet e brendshme, pasi pavarësisht inagurimit nuk kanë mbaruar punimet në stadiumin kombëtar," informon Bajraktaraj.
Shtuar më 23/12/2019, ora 12:16
Tropo
e Hënë 23 Dhjetor 2019, Ora 14:40
Po me teneqe nuk ndertohet stadiumi ore pleshta
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori