Mourinho lidhje jashtëmartesore me një bionde? (VIDEO)
Jose Mourinho ka një miqësi të fshehtë me një grua bionde 14 vjet më të re se sa ai. 55-vjeçari, së fundmi u largua nga drejtimi i Manchester United, thuhet se ka shkuar në pushime ekzotike me 41-vjeçaren Prue Carter Robinson.

Kjo e fundit raportohet të ketë një shtëpi në Londër që kushton 1.2 milionë Dollarë dhe ka punuar për IBM, kompani kompjuterike.

Mediat botërore raportojnë se Mourinho dhe 41-vjeçarja janë takuar kur portugez kishte drejtimin e Real Madrid dhe dyshja i ka mbajtur kontaktet edhe pasi trajneri u zhvendos në Manchester.

Kur dëgjoi për këto pretendime në media, Mourinho u shpreh: “Nuk e di se për çfarë po flisni”. Megjithatë, në media sociale janë publikuar fotografi që Mourinho dhe Prue Carter Robinson janë takuar së bashku.

Portugezi është i martuar prej 30 vitesh me bashkëshorten e tij Matilde dhe çifti ka dy fëmijë.

Fotografia e publikuar e tij me bionden 41-vjeçare, besohet se i përket Shtatorit të vitit 2010
Shtuar më 23/12/2018, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori