Moyes apo Van Gaal? S'ka ndryshim Unitedi prap nuk fiton (VIDEO)
Pëlqej
Manchester United nuk ka arritur më shumë se një pikë në fushën Sunderlandint që përfundoi me rezultat 1-1.

Ndeshja në Stadiumin e Dritave filloi me lojë të balansuar, por pa ndonjë dominim të theksuar nga Djajtë që sërish u përballën me vështirësi në modulin e ri të Louis Van Gaal.

Juan Mata pas 17 minutash lojë hapi serinë e golave, për të realizuar për 1-0 dhe epërsinë e Djajve.

Në vazhdim Sunderlandi u kthye dhe ishte Rodwell ai që shënoi në minutën e 30-të për 1-1.

Deri në fund United kishte edhe disa raste, teksa ndryshimin në epilog nuk arriti ta bëjë as Adnan Januzaj, i cili hyri në lojë në minutën e 63-të.

Ky barazim e konfirmon startin shumë të keq të United në sezonin e ri, me vetëm një pikë nga dy ndeshje.

Për pozicionimin në vendin e shtatë vitin e kaluar, mesa duket nuk paska qenë faji i Moyes.
Shtuar më 24/08/2014, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori