Mungesat, Kombëtarja luajti pa 11 titullarë ndaj Kazakistanit
Shqipëria luajti dje pa një ekip titullarësh, për arsye dëmtimi apo lojtarë që nuk erdhën si pasojë e pandemisë.

Strakosha (i dëmtuar), Ismajli (vjen nga dëmtimi), Hysaj-Gjasula-Ramadani (pandemia), Cikalleshi (lihet jashtë nga trajneri), Balaj (lihet jashtë nga trajneri) Sadiku (Vjen nga dëmtimi), Uzuni (u dëmtua në grumbullim) dhe Odise Roshi (i dëmtuar) formojnë një formacion që është ideal, përveçse me titullarë të kësaj kombëtareje.

Kësisoj, ky është një element i rëndësishëm që duhet pranuar se në këto dy ndeshje, trajneri Reja nuk ka futbollistë të rëndësishëm dhe me shumë vlerë për skuadrën tonë përfaqësuese.
Shtuar më 12/10/2020, ora 16:55
Bahriu
e Martë 13 Tetor 2020, Ora 03:57
Mjaft mire qe nuk ishin ata pipa per vec Hysajt qe duhej ne vende te injorantit me numer 5 Veselit . Dhe numrit 10 manajt e numrit 8 te tjeret fantastik per mendimin time trajnerit bravo notes 7.5
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori