Myrto Uzuni njeh vetëm rritje në karrierë, kartoni i sulmuesit shqiptar ndryshon vlerë në treg
Myrto Uzuni po përjeton momentet më të mira në karrierëne tij.
Puna e palodhur dhe përkushtimi i madh po jep frytet e veta për
sulmuesin shqiptar.
Kontrata me Ferencvarosh ishte shpërblimi më i mirë për paraqitjet e bëra nga beratasi.
Rrugëtimi në Champions League e vendosi Uzunin në sytë e Europës, teksa nuk i munguan as golat në këtë kompeticion.
Tashmë situata për të ka ndryshuar edhe në tregun e lojtarëve për
sulmuesin e Kombëtares shqiptare, pasi kartoni i tij ka pësuar një rritje.
Sipas “Transfermarkt” vlera e
Myrto Uzunit tashmë ka shkuar në 2.2 milionë
euro, 400 mijë
euro nga sa kushtonte më parë.
E duke parë ecurinë tejet pozitive që po kalon në Hungari, kjo vlerë do të vijojë të rritet në merkaton e ardhshme.
Shtuar më 24/01/2021,
ora 21:01