Tottenhami dhe
Napoli nuk kanë hasur vështirësi në ndeshjet e tyre të Europa League.
"Spursat" kanë fituar me rezultatin 4-0 ndaj Ludogoretsit,
ndërsa italianët mposhtën me shifrat 2-0 ekipin e Rijekës.
Trajneri Jose Mourinho zgjodhi që të luante me formacionin e dytë.
Ai hodhi nga minuta e parë sërish Dele Alli,
ndërsa në krahun tjetër nuk mungon as Bale, Lucas apo
Carlos Vinicius.
Ishte ky i fundit që realizoi dy gola pas pasimeve të Dele Allis,
ndërsa në pjesën e dytë Winks dhe
Carlos Vinicius mbyllën llogaritë në 4-0.
Napoli fitoi me rezultatin 2-0 dhe i mjaftoi 1 gol për çdo pjesë.
Goli i parë u shënua nga Politano në minutën e 41′ pas një aksioni të mirë të Zielinksit. Goli i dytë u realizua nga Lozano pas asistit magjik të Insignes nga distanca.
Napoli mban vendin e parë në grup pas barazimit të Alkmarit ndaj Sociedadit.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 23:33