Të mërkurën në mbrëmje u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare,
Petrit Murzaku, një sportist ikonë i klubit të
Partizanit, që ka garuar dhe lënë gjurmë në volejboll, basketboll, futboll e atletikë, ku ka
fituar trofe të shumtë.
Karriera si sportist profesionist e Murzakut zgjati për 16 vite, nga 1948-a deri në 1964-ën, ndërsa më pas punoi si trajner, specialist dhe drejtues i përgatitjes fizike në shkollat ushtarake, deri sa doli në pension në moshën 55-vjeçare.
Petrit Murzaku ka
fituar 9 herë kampionatin
kombëtar të volejbollit, 4 herë kampionatin
kombëtar të basketbolli, 3 herë kampionatin
kombëtar të futbollit, si dhe ka qenë 9 herë kampion në hedhjen e shtizës, në të gjitha pjesëtar i "
Partizanit".
Ai ka zhvilluar 110 ndeshje ndërkombëtare në volejboll dhe basketboll dhe ka
fituar 57 prej tyre, pa përmendur fitoret në Kupat e Republikës, duke
fituar shumë e shumë medalje e trofe./ss/
Shtuar më 03/12/2020,
ora 08:53