Ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i klubit të Tiranës
Pëlqej
Futbollisti i Tiranës, Perikli Dhalesi është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Perikli Dhalesi është një nga mbrojtësit më të mirë të viteve 60’kur lunate për skuadrën kreqytetase.

Ai ka luajtur në fillimet e tij me futbollsitë si Ali Mema, Fatmir Frashëri, ndërsa në mbyllje përkrah Agustin Kolës, Arben Minës dhe Shkëlqim Muçës.

Pas karrierës si futbollist u përfshi edhe në politikë, duke qenë kryetar i njësisë bashkiake numër 8 në Tiranë, ndërkohë që për 2 vite mbajti postin e drejtorit të stadiumit “Qemal Stafa”.

Një humbje vërtetë e madhe për futbollin shqiptar dhe për të gjitha ata breza që admiruan dhe u lidhën ngushtë me mbrojtësin e përsosur dhe njeriun e veçantë, Perikli Dhalesin. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori