Juventus është gati të kthehet në fushë pas një jave makthi.
Bardhezinjtë vijnë pas dy humbjes radhazi kundër Napoli-t dhe Porto-s, respektivisht në kampionat dhe Champions League. Kampionët e Italisë në fuqi do të presin të hënën Crotone-n, një ndeshje vendimtare për
luftën për titull dhe atë për mbijetesë.
Trajneri i torinezëve, Andrea Pirlo, ka thënë në konferencë për shtyp:
“Do të jetë një sfidë e rëndësishme për të vazhduar
luftën për titullin. E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, Crotone është një skuadër që luan mirë, pavarësisht se rezultatet mund të mos kenë ardhur”.
“Buffon do ta nisë nga minuta e parë, ndërsa Dybala nuk është akoma në
dispozicion. Ramsey është në
dispozicion dhe do të shohim nëse do të luajë nga fillimi dhe në çfarë pozicioni”.
“Agnelli? Flas gjithmonë me presidentin, këtë javë nuk ka ndërhyrë. Nuk ishte e nevojshme sepse e dimë që nuk kemi
luajtur si Juventus. Nuk jam dakord se në Napoli kemi
luajtur keq sepse kemi pësuar gol pa pësuar asnjë gjuajtje në portë”.
“Me Porto-n mund të kishim bërë më mirë. Unë e ngrita
zërin pas pjesës së parë për mënyrën sesi kishim
luajtur. Më pas kanë ardhur disa sekonda errësire që na kanë kushtuar golin e dytë, nuk është e nevojshme ta ngresh
zërin kur e di se ke bërë keq”.
Shtuar më 21/02/2021,
ora 18:10