Te gjithë mund ta mbajmë mend momnetin kur një grup aktivistësh rus, u fut në fushë gjatë finales së
Botërorit, mes Francës dhe Kroacisë duke ndërprerë lojën për disa minuta.
Njëri prej aktivistëve Pyotr
Verzilov i cili gjithashtu është pjesë e grupit anti-Putin “Pussy Riot”, mësohet se është në gjendje të rëndë në repartin e Toksikologjisë në
spitalin e Moskës.
Lajmin e dha një prej pjesëtareve të grupit, Veronika Nikulshina.
Sipas gruas së aktivistit, Nadia Tolokonikova, “ai mund të jetë
helmuar”.
Verzilov thuhet se ka humbur pjesërisht shikimin dhe aftësinë për të folur. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2018,
ora 16:42