"Ndeshja e Paqes", spektakël Maradona-Baggio (FOTO-VIDEO)

Pëlqej
Festë e madhe në "Olimpico" të Romës për "Ndeshjen e Paqes", e propozuar nga Papa Francesco dhe që mblodhi në fushën e lojës yje të futbollit botëror.

Në fushë zbritën emra të mëdhenj si: Maradona, Maldini, Zanetti, Eto'o, Del Piero, Shevchenko, Totti etj, ndërsa Lionel Messi mungoi për shkak të dëmtimit të pësuar në La Liga kundër Villareal.

U dhura spektakël nga të gjithë yjet por ajo që tërhoqi më shumë vëmëndje ishte goli i Roberto Baggios, i cili erdhi pas një asisti të Diego Armando Maradonas.

"El Pibe de Oro" u shfaq në tapetin e blertë me flamurin e Palestinës, Iranit, Argjentinës dhe Italisë për të dhënë mesazhin e paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës.

Takimi u fitua nga "Pupi Onlus", fondacion i krijuar nga Javier Zanetti, me rezultatin 6-3. /albeu.com/


Shtuar më 02/09/2014, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori