Ndeshje e çmendur, Parma 4-5 Milan (VIDEO)
Pëlqej
Milani ka mposhtur Parmën me rezultatin 4-5, në një ndeshje të çmendur, ku kishim gjithçka, gola të bukur, penallti kartona të kuq dhe një rezultati tenistik.

Goli i parë erdhi në minutën e 25 nga i sapo transferuari Bonaventura, por pas vetëm dy minutash Cassano barazon në 1-1.

Keisuke Honda pranoi një asistim të Ignazio Abates në minutën e 37-të për të shënuar për 2-1 dhe epërsinë e Milanit.

Jeremy Menes (45') e mbylli pjesën e parë me rezultatin 3-1.

Në pjesën e dytë vazhdoi trilleri i golave. Në 3-2 rezultatin e nguhstoi Felipe (51'), teksa loja e bukur vazhdoi me De Jong që shënoi për 4-2 në minutën e 68-të.

Parma nuk lëshoi pe dhe Lucarelli shënoi një tjetër gol (73') për 4-3 dhe dramën.

Në minutën e 79-të transferi Jeremy Menez shënoi golin e dytë në këtë takim për 5-3 dhe atë që u mendua një fitore e sigurt.

Por minutat e fundit ishin dramatike pasi që De Sciglio realizoi një autogol (89) për 5-4 dhe paqartësinë deri në fund të takimit. Ishte ky një gabim i pafalshëm nga Diego Lopez.

Pas gjashtë minutave lojë shtesë, Milani arriti të sigurojë edhe fitoren e dytë në dy ndeshje në Serie A.

Milani tani është në vendin e parë me pikë të njëjta me Romën dhe Juventusin, por me golaverazh më të fortë.
Shtuar më 14/09/2014, ora 22:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori