Ndëshkohemi sërish në fund, fat i "mallkuar" për kuqezinjtë tanë (VIDEO)
E pabesueshme, fati nuk është me ne. Mbetemi sërish pa fjalë. Shqipëria sërish ndëshkohet në fundin e ndeshjes nga Franca 2-0.

90 minuta magjike, 90 minuta krenari për kuqezinjtë tanë që vendosin në gjumë “gjelat” për pjesën më të madhe të ndeshjes, por në momentin që filloi koha shtesa u ndëshkuam.

Në pjesën e parë francezët nuk patën asnjë mundësi shënimi, ndërkohë që për të gjetur rastin e parë duhet të shkojmë në fillimin e pjesës së dytë, teksa Coman, për pak sa na befasoi në 15 sekondat e para.

Shqipëria kundërpërgjigjet me një shtyllë të Memushaj, ndërkohë që Giroud pati dy mundësi mjaft të mirë, teksa në një rast topi u ndal nga shtylla.

Në fundin e ndeshjes Griezmann zhbllokoi rezultatin pas një goditje me kokë, pasi u la i vetëm në zonë nga mbrojtja jonë. Ndërkohë që në minutën e fundit të shtesës Payet realizon golin e dytë pas një kunërsulmi./albeu.com/
Shtuar më 15/06/2016, ora 22:55
FAT
e Mërkurë 15 Qershor 2016, Ora 23:05
çfare fati flisni more çfare fati. Shqiperia nuk ishte fare ne loje. Lila, Sadiku lojtare koti nuk jane per kombetare. Shqiperise i duhej nje lojtar si Rashica. Nuk ishte humbja e kombetares por e De Biasit
Une
e Enjte 16 Qershor 2016, Ora 02:04
Po pajtohem plotesisht. Shqiperia mundohet te mbrohet tere kohen, loje para nuk ka. Zgjedhjet e de biasit jane katastrofale. La jashte skuadre rashicen, salihin, mehen, bile edhe gjimshitin. E pame sa vlen frederik veseli, kur franca shenoi te parin.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori