Ndihet nën hijen e Ronaldos, Interi synon Dybalën
Paulo Dybla nuk po kalon aspak një momet të mirë te Juventusi, sikur mos mjaftonin paraqitjet e dobëta në fushë ku ai ka 3 muaj pa shënaur dhe vetëm 2 gola në Serinë A këtë sezon, shkruan Albeu.com.

Por më shumë se forma e dobët e tij ka ndikaur dhe ardhja e Ronaldos në skuadër duke i lënë më pak hapsirë argjetinasit.

Ai së fundmi në ndeshjen ndaj Parmës e cila përfundoi 3-3 nuk u aktivizua nga Allegri, teksa iku nga stoli para të përfundonte takimi kur mësoi se Allegri nuk kishte ndërmend ta aktivizonte pasi i kishte kryer të zëvëndësime.

Nga sjellja aspak profesionale e Dybalës, nuk përjashtohet edhe një gjobë për "La Joya".

Ai tashmë mund të largohet në fund të sezonit nga Juventusi duke parë që ka një mardhënjë të shkëlqyer me Marottën.

Ishte pikërisht ky i fundit i cili e afroi Dybalën te Juventusi në vitin 2015 nga Palermo për shifrën e 40 milion eurove.

Kështu Marotta mund të shfrytëzojë momentin negative në Dybalës tek Interi dhe në fund të sezonit nuk është cudi që atë ta shohim me fanellën e Interit. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2019, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori