Ndodh në Portugali, arbitri ndalon ndeshjen për të shkuar në tualet (VIDEO)
Një ngjarje e pazakontë dhe e padëgjuar më parë ka ndodhur në kampionatin portugez.

Gjatë ndeshjes Chaves-Nacional, arbitri kryesor ka ndalur ndeshjen për pak minuta pasi duhet të shkonte në tualet.


Një prej portierëve po përgatitej për të goditur nga rivënia fundore, anësori i dha flamurin arbitrit kryesor dhe u nis me vrap drejt banjës.

Teksa ishte në tualet, lojtarët e shfrytëzuan momentin për të pushuar dhe për t’u freskuar me ujë derisa u rikthye anësori. Arbitri kryesor i tregoi kartonin e kuq me shaka kolegut përpara se të vijonte ndeshja. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2019, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori