Në kërkim nga policia, tifozi i Tiranës dedikim prekës vajzës së tij (FOTO LAJM)

Alban Rexha një nga tetë tifozët e Tiranës të dënunar nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptarë të Futbollit, për përfshirje në icidentet e turpshme para derbit Tirana-Partizani i ka dedikuar disa rreshta vajzes se tij Elifit.

Po ashtu "Disiplina" vendosi që të përjashtonte përjetësisht edhe 8 tifozë të Tiranës, mes tyre edhe Alban Rexha, i cili është në kërkim nga policia për aktet e dhunës në këtë ndeshje: Enton Bande, Getard Çeliku, Mateos Majani, Aksel Manxhari, Thanas Bendo, Bledar Luga dhe Gentian Qosja.

Rexha, i njohur në publik për pjesëmarrjen në show-n "Kafazi i Artë" i shkruan vajzës ekzaktësisht se "babai i saj nuk është terrorist, por atë po e dënojnë si ultras të Tiranës."

"Vajza ime të kërkoj falje që nuk jam pranë teje. Unë e di që të mungon qumshti, të mungon forca më e madhe, por ti mos u mërzit se Zoti do të ndihmojë. Gjithashtu edhe xhaxhi Goni nuk do t’iu lërë vetëm. Më fal, më fal, më fal Elif.

Vetëm për ty mendoj. Mos e beso kurrë, ujku jot nuk është terrorist, por një njeri që beson shumë në Zot dhe nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë. Elif, mos u tremb nga babai jot, se unë e di se kush është e vërteta. Do dënohem si një ultras i Tiranës dhe jo si terrorist. Të do shumë babi", shkruan Alban Rexha.
Shtuar më 02/10/2019, ora 21:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori