Në La Liga nuk është as sa Paulinho, por në Ligën e Kampionëve as e gjithë Barcelona nuk është sa ai
Pëlqej
Beteja e vazhdueshme e Cristiano Ronaldos me Lionel Messin, nuk është ndalur e as që do të ndalet.

Portugezi gjatë ndeshjes me APOEL, shënoi dy herë, por edhe asistoi duke e dhënë asistimin e tij të 27-të në në këtë garë në 10 vitet e fundit.

Ronaldo është shënuesi më i mirë në historinë e Uefa Champions League dhe mbrëmë shënoi golin e 7-8 në këtë edicion, ndërkohë që Barcelona ka shënuar 7 herë dhe dy janë autogola.

Kur vjen puna tek statistikat, portugezi vazhdon të mbetet i frikshëm. Ai ka asistuar më shumë se Leo Messi dhe figurat e tjera të mëdha si Ryan Giggs dhe Zlatan Ibrahimovic. /Albeu.com/
Shtuar më 22/11/2017, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori