Në prag të derbit, Policia "blindon" "Air Albania Stadium" (VIDEO)
Stadiumi “Air Albania” po bëhet gati pak nga pak për derbin e kryeqytetit, të parin në këtë impiant i cili sot mund të mbushet plotësisht falë interesit të jashtëzakonshëm që ka pasur për këtë sfidë. Të parët që kanë hyrë në stadium kanë qenë tifozët e Tiranës, të cilët janë mbledhur prej disa orësh në qendër të kryeqytetit.

Ata, të shoqëruar nga forca të shumta policie, janë vendosur në tribunën “Vasillaq Zëri’, ndërsa forca të shumta të rendit kanë qenë të gatshme edhe në pjesë të tjera të stadiumit, në pritje të tifozerisë së Partizanit që do të pozicionohet në tribunat “Fatmir Frashëri” dhe “Panajot Pano”, pa harruar ata që do të jenë në tribunën kryesore “Qemal Stafa”.

Policia ka evituar çdo përplasje të mundshme mes tifozerive dhe është ideuar marshimi dhe hyrja e tyre në stadium në mënyrë të ndarë, që të mos ketë probleme,aq më tepër në këtë ndeshje ku po përpiqet që të krijohet një atmosferë sa më e bukur meqë në stadiumin e ri pritet të ketë shumë familjarë të cilët do të ndjekin duelin.
Shtuar më 13/12/2019, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori