Në pranga 8 shtetas çekë, po planifikonin të ngjitnin flamurin "Kosova është Serbi" në stadiumin "Fadil Vokrri" (FOTO LAJM)

Policia e Kosovës ka ndaluar tetë shtetas të Çekisë të cilët kishin planifikuar që nesër gjatë ndeshjes futbollistike Kosovë-Çeki ta ngritnin dronin mbi stadium me flamurin me mbishkrim “Kosova është Serbi”.

Falë vigjilencës së Policisë Rajonale të Ferizajt është bërë i mundur ndalimi i tyre në flagrancë ndërsa janë konfiskuar edhe pajisjet dhe flamujt me mbishkrime.

Brenda policisë kanë konfirmuar se në mesin e tetë të ndaluarve kanë qenë gjashtë meshkuj dhe dy femra.

Njëri nga çekët kishte edhe nënshtetësi të Serbisë ndërsa që të gjithë me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ky është një sukses i madh i policisë së Kosovës pasi është parandaluar një provokim i cili ka mundur të sjellë shumë telashe në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shtuar më 06/09/2019, ora 23:07
Shqip dhe vetem shqip
e Shtunë 7 Shtator 2019, Ora 09:36
Nese nuk i tredhni keto sllave muti ateher haram ju koft tomli nanes..!!
Bravo Policia e Kosoves
e Shtunë 7 Shtator 2019, Ora 13:21
Tash disa dit me i lishu me flamujt ne burgun e Gerdocit !!!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori