"Në Shqipëri të bëjnë lehtë hero", Taulant Xhaka: Atje më paguajnë dhe ushqimin në restorante
Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë rrëfeu për median gjermane “T-online.de” për vendimin e tij për të përfaqësuar kombëtaren e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare si dhe për mënyrën se si trajtohen futbollistët kuqezi nga tifozët e tyre.

Për sa i përket vendimit se përse zgjodhi të luante për Shqipërinë, futbollisti i Bazelit shtoi se vendimi ishte personal dhe ai nuk mund të priste për shumë kohë për t’u thirrur nga Zvicra.

Në lidhje me atmosferën e tifozëve në Shqipëri sa herë që luan kombëtarja, Xhaka tregoi se ai nuk paguan ushqimin e tij në restorante pasi tregohen bujarë tifozët e Shqipërisë.

Ke lindur në Zvicër, ti ndihesh rehat këtu, por zgjodhe të luash për Shqipërinë.


FSHF-ja u interesua shumë herët për mua dhe unë dëshiroja të provoja veten në niveli ndërkombëtar në një moshë të re. Nuk ka qenë vendim kundër Zvicrës. I jam mirënjohës këtij vendi që mirëpriti familjen time. Unë u linda dhe u rrita këtu. Por, doja të fitoja eksperiencë me ekipin kombëtar sa më shpejt të ishte e mundur dhe për fat të keq nuk qe Zvicra.

Çfarë reputacioni ke si futbollist i lindur në diasporën shqiptare në Shqipëri?

Shqipëri janë shumë të dhënë pas skuadrës kombëtare. Si ekip kombëtar, ata kthejnë menjëherë në një hero folkloric. Për këtë arsye shkoj në restorante të ndryshme në Shqipëri dhe atje më paguajnë porositë. Reputacioni që atletët profesionistë shqiptarë, të cikët përfaqësojnë vendin tonë është i jashtëzakonshëm.
Shtuar më 17/02/2020, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori