Nëna e Hazard shpërtheu në lot gjatë prezantimit të djalit të saj në "Bernabeu" (VIDEO)


Nëna e Eden Hazard ka shpërthyer në lot në prezantimin e djalit të saj në “Santiago Bernabeu”, ku veshi për herë të parë fanellën e klubit të ëndrrave.

Në një “Santiago Bernabeu” të mbushur si për ndonjë ndeshje të fortë Champions League, pasditen e enjte u bë prezantimi i blerjes më të bujshme të Real Madridit në afatin kalimtar të verës, belgut Eden Hazard, raporton Gazeta Express.

Futbollisti, për të cilin “Los Blancos” derdhën mbi 100 milionë euro në arkat e Chelseas, zbriti në terrenin e stadiumit mitik madrilen, me bluzën e skuadrës së tij të re, të cilën nuk ngurroi ta puthë, duke ngritur në peshë entuziazmin e tifozërisë.

Më pas Hazard bëri një xhiro rreth fushës, duke shkelmuar dhjetëra topa në drejtim të tifozërisë madrilene, që e priti me entuziazëm dhe ovacione, “yllin” e ri të skuadrës, që pritët të shkëlqejë tashmë pikërisht në “Santiago Bernabeu”.

Familja e Hazard ishin shumë të emocionuar, i pranishëm ishte edhe vëllai i dytë, futbollisti i Borussia Dortmund, Thorgan Hazard. Më së shumti në prezantimin e Eden u emocionua nëna e futbollisti, e cila shpërtheu edhe në lot dhe vazhdimisht tre djemtë tjerë të saj u munduan ta ngushëllojnë, së bashku me babain e Hazard
Shtuar më 14/06/2019, ora 21:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori