Nëse vlerat e lojtarëve do ishin si sot, Fenomeni do të ishte më i shrenjti në histori
Ekspertët e ueb faqes “Playratings.net”, platforma digjitale që prodhon analiza ekonomike të avancuara në performancën e lojtarëve, ekipeve dhe ligave, kanë bërë një listë se sa do të kushtonin fituesit e ‘Topit të Artë’, me çmimet e tregut që janë sot.

Llogaritja është bërë me vlerat e tregut të lojtarëve në vitin në të cilin ata fituan çmimin për herë të parë, me logjikën ekonomike të futbollit aktual.

Paolo Rossi e fitoi Topin e Artë në vitin 1982, kur ishte 27 vjeç. Vlera e tij do të ishte 32.58 milionë euro.

Michel Platini e fitoi këtë trofe në vitin 1983 me Juventusin. Ishte 28 vjeç dhe do të kushtonte me çmimet e sotshme 90.3 milionë euro.

Marco Van Basten e fitoi për herë të parë ‘Topin e Artë’ në vitin 1988 kur luante te Milani. Ai ishte 24 vjeç dhe do të kushtonte 131.61 milionë euro.

Roberto Baggio e fitoi ‘Topin e Artë’ në vitin 1992 sa ishte pjesë e Juventusit. Ishte 25 vjeç dhe do të kushtonte 121.12 milionë euro.

Ronaldo e fitoi ‘Topin e Artë’ me Interin në vitin 1997. Ai ishte 21 vjeç dhe do të vlente sot 171.51 milionë euro.

Zinedine Zidane e fitoi ‘Topin e Artë’ të parë me fanellën e Juventusit. Ai ishte 26 vjeç dhe sot do të kushtonte 83.99 milionë euro.

Pavel Nedved i Juventusit e fitoi ‘Topin e Artë’ në vitin 2003. Ishte 31 vjeç dhe do të kushtonte 52.79 milionë euro.

Fabio Cannavaro e fitoi ‘Topin e Artë’ sa ishte pjesë e Real Madridit në vitin 2006. Ai ishte 33 vjeç dhe do të kushtonte 32.32 milionë euro.

Cristiano Ronaldo e fitoi ‘Topin e Artë’ të parë sa ishte pjesë e Manchester United në vitin 2008. Ai ishte 23 vjeç dhe do të kushtonte 163.74 milionë euro.

Lionel Messi e fitoi për herë të parë ‘Topin e Artë’ në moshën 23 vjeçare. Ai do të kushtonte 169.64 milionë euro./albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori