"Nesër o merr legalizimin zonja, o ikën ti nga zyra...", Rama urdhër të prerë drejtorit të ALUIZNI-t (VIDEO)
Pëlqej
Një denoncimi live të një 80 vjeçareje nga Berati gjatë një komunikimi të Edi Ramën me qytetarë të këtij qyteti, ky i fundit i është përgjigjur me urdhër të prerë.

80 vjeçarja denoncoi solloratjen që po i bëjnë zyrat e ALUIZNI-it në Berat për të marrë lejen e legalizimit duke treguar se dosja i ka kaluar pa të drejtë në gjykatë.

Por në përgjigje të tij, shefi i ALUIZNI-it të Beratit deklaroi se nuk kishte informacion për këtë dosje që të kishte përfunduar në gjykatë, ndërsa si përgjigje rrufe ka marrë urdhrin e prerë nga Rama që deri nesër 80 vjeçares ti jepet leja, ose në të kundërt drejtori do të japë dorëheqjen.

"Meqë thua është i zgjidhur nesër o merr legalizimin ajo ose ti jep dorëheqjen. Për mungesë informacioni. Ajo ka paguar lekët. Nëse e ka të zgjidhur nesër jepi lejen në dorë ose jepi dorëheqjen Artan Lames atje në Tiranë”, ishte përgjigja e Rames. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori