Nesër shorti, UEFA ndryshon rregullohen e Ligës së Kampioneve
Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve do të hidhet nesër Nyon të zvicrës.

Vendimi i ri i UEFA-s do të zbatohet që nga dita e nesërme dhe shorti do të përcaktojë menjëherë çiftet e gjysmëfinaleve.

Deri më tani, shorti ishte hedhur edhe për çiftet gjysmëfinalet, megjithatë, UEFA ka ndryshuar këtë rregull.

Manchester City, Manchester United, Tottenham Hotspur, Liverpool, Porto, Ajax, Barcelona dhe Juventus janë skuadrat që do të luftojnë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Gjithashtu shorti i çerekfinales është tërësisht i hapur, që do të thotë se klubet nga të njëjtat vende mund përballen me njera tjetrën.

Ndërkohë më 9 dhe 10 prill zhvillohen ndeshjet e para, ndërsa ato të kthimit pas një jave.

Gjysmëfinalet zhvillohen me 30 prill dhe 1 maj ndërsa të kthimit më 7 dhe 8 maj.

Ndërkohë finalja zhvillohet me 1 qershor në stadiumin "Wanda Metropolitano" të skuadrës së Atletico Madridit.


Shtuar më 14/03/2019, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori