Neymar e tepron, kërkon dyfishim page për të qëndruar
Pëlqej
Neymar nuk dëshiron të qëndrojë më tëk PSG, të paktën me këto kushte. Sipas të përditshmes britanike “The Times”, ai i ka kërkuar pagë javore prej 1 milion e 100 mijë euro Paris Saint-Germainit si kusht për të qëndruar në klub.

Pa u bërë akoma 12 muaj pasi iu bashkua gjigantit francez nga Barcelona, Neymar është duke e përdorur interesimin e Madridit për ta rritur pagën e tij tek PSG edhe pse ajo nuk është e vogël por 30 mln eurosezon.

26-vjeçari thuhet se fiton rreth 608,582 euro në javë dhe me kërkesën e bërë paga e tij shkon në 52.8 milionë eurosezon. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2018, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori