Neymar i shoqëruar nga Ronaldo zbarkojnë në Torino (VIDEO)
Cristiano Ronaldo dhe Neymar së bashku në Torino.

Ëndrra e tifozëve të Juventusit bëhet realitet në një spot dedikuar merkatos braziliane.

Të martën, O’Ney, që sapo kishte braktisur grumbullimin e PSG-së, duke nxitur irritimin e drejtorit sportiv të parizienëve, Leonardo, ka bërë një vizitë të shkurtër në kryeqendrën e Piemontit, sikurse dëshmohet edhe nga Ricky Regufe, mik i CR7, për një impenjim reklamues.

Pjesa e parë e spotit ishte realizuar që në muajin prill, kurse në pjesën e dytë dy "yjet" e futbollit sfidohen në ping pong, një duel që nuk njeh fitues.
Shtuar më 10/07/2019, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori