Neymar "trondit" PSG-në, kampionët kërcënojnë brazilianin
Sikur të mos mjaftonte mjegullnaja e së ardhmes së tij, Neymar Jr mund të përballet me vendime ekstreme.

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar faqja zyrtare e kampionëve të Ligue 1, PSG, e cila zbulon se braziliani nuk është paraqitur në grumbullimin e skuadrës ditën e sotme, edhe pse gjendja e tij është optimale.

"Të hënën më 8 korrik, Neymar da Silva Santos Junior ishte për t'u kthyer në aktivitetet para sezonit me skuadrën e Paris Saint-Germain. Drejtuesit vënë në dukje se Neymar Jr nuk ishte i pranishëm në kohën dhe vendin e dakorduar. Kjo ishte pa autorizimin paraprak të klubit. Klubit i vjen keq për këtë situatë dhe prandaj do të marrë masat e duhura."-thuhej në njoftimin e klubit francez.

Një situatë e ngjashme me atë të Antoine Griezmann. Francezi ka refuzuar të stërvitet me Atletico Madrid, duke krijuar një situatë ku e ardhmja e tij mbetet ende në ajër.
Shtuar më 09/07/2019, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori