Nga Trump te Barcelona, ja ngushëllimet për Kobe Bryant



















Vdekja tragjike e legjendës së basketbollit Kobi Brajant, në një aksident me helikopter në Kalabasas të Los Anxhelos, ka bërë që në rrjetin social “Twitter” të vërshojnë një lumë statusesh dhe komente ngushëlluese për njeriu që arrit të shkruante historinë në basketboll.

Sportistë, politikanë, këngëtarë dhe shumë personazhe të tjerë janë bërë bashkë, duke u lutur për shpirtin e ish-basketbollistit.

“Basketbollisti i madh Kobi Brajant dhe 3 të tjerë kanë humbur jetë në një aksident me helikopter në Kaliforni. Ky është një lajm i tmerrshëm”, shkruan presidenti Donald Tramp.

“Pa fjalë! Një legjendë. Faleminderit për gjithçka keni bërë për këtë sport. Trashëgimi juaj ka kaluar përtej basketbollit” ishte statusi i Mark Markez.

“Jam i tronditur! Ngushëllimet e mia për familjen, miqtë, botën e basketbollit dhe sportit në përgjithësi. Prehu në paqe Kobe”, ka shkruar Iker Kasijas.
Shtuar më 26/01/2020, ora 22:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori