Nga Zenga tek Balotelli, epoka e re e Vasco da Gamas
Duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, klubi i Vasco da Gamas do të nisë në epokë të re me ardhjen e presidentit të ri, Leven Siano, i cili ka projekte të mëdha për të ardhmen e klubit.

Drejtori sportiv, do të jetë italiani Fabio Cordella, që pikërisht nga Italia do të sjellë përforcime për skuadrën.

Dy profilet e identifikuara në këto momente janë Walter Zenga për vendin e trajnerit të ekipit, me italianin që aktualisht është pa skuadër që pas përfundimit të aventurës te Cagliari.

Ndërsa si përforcim për sulmin mendohet Mario Balotelli, me të cilin drejtuesit e rinj kanë kohë që kanë nisur bisedimet.
Shtuar më 16/11/2020, ora 20:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori