Ngec Reali (VIDEO)
Real Madridi nuk ka arritur të arkëtojë tre pikë në takimin e zhvilluar të dielën mbrëma në Santiago Bernabeu kundër Malagas. Mysafirët arritën rë barazojnë në minutat e fundit të ndeshjes, duke i "hequr" realit dy pikë.

Goli i parë erdhi nga Karim Benzema, i cili shënoi për epërsinë e vendasve në minutën e 35-të.

Barazimi erdhi në minutën e fundit të ndeshjes, kur Santiago Cazorla mposhti Casillasin.

Pas këtij barazimi, Real Madridi tashmë gjendet tetë pikë para Barcelonës, dhe nëse kemi parasysh faktin që në këtë sezon ‘el Clasico’ do të zhvillohet në Camp Nou, atëherë mund të themi se gara për titull akoma është e hapur. /albeu.com/


Shikoni golat:

1-0



1-1
Shtuar më 18/03/2012, ora 23:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori