Ngriti flamurin shqiptar dhe grek, Florian Marku sqaron arsyet e këtij gjesti

Kick boxer-i i njohur shqiptar, Florian Marku, fitoi ndeshjen e vlefshme për titullin botëror që u zhvillua në Ivanofio të Selanikut në Greqi. Marku fitoi duelin me danezin Hassan Muhareb, në një sfidë që u përjetua plot emocione.

Pasi fitoi titullin botëror, Marku tërhoqi vëmendjen e medieve dhe të pranishmëve me një xhest. Ai ngriti dhe mbajti lart në duar, flamurin shqiptar dhe atë grek njëkohësisht.

“Shqipëria është atdheu im, nga unë kam ardhur në jetë dhe kjo nuk ndryshon. Në Greqi, janë trajnerët e mi, sponsorët e mi, njerëzit që më përkrahin në mënyrë të pabesueshme. Këtu, rifillova karrierën time dhe unë i jam mirënjohës të gjithë atyre që përmenda më lart” , u shpreh Marku në një prononcim për gazetën sportive greke “Gazetta”.

“Doja të jepja një mesazh se dy kombet, dy popujt, nuk kanë asgjë për të ndarë. Çdo gjë është politikë dhe ajo nuk duhet të prekë njerëzit, nuk duhet të ndikojë tek ta”, - shtoi boksieri i famshëm shqiptar, Florian Marku.
Shtuar më 02/02/2017, ora 11:00
Ndoc Delia
e Enjte 2 Shkurt 2017, Ora 16:13
Je treguar atdhetar mirnjohes politikan dhe njeri dhe urime per ty dhe familjen qe te kane linde dhe edukuar
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori