Ngriti një botë të tërë në këmbë për ta duartokitur, Iniesta flet pas fitores me Sevillan
Pëlqej
Barcelona ka fituar trofeun e 30 të Copa del Reyt dhe të katërtin radhazi mbrëmjen e djeshme teksa mposhtën 5-0 Sevillan dhe ngritën trofeun.

Më shumë se golat tërhoqi vëmendje momenti kur Andres Iniesta la fushën e lojës me lot në si pas zëvendësimit me Paulinhon. I gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta duartrokitur, madje edhte tifozët kundërshtar.

Pas takimit Iniesta u shpreh:

“Vendimi është pak i qartë. Këtë javë do ta bëj publike vendimin tim, por përtej asaj që na bën të lumtur janë ditët si sot. Kisha një dëshirë të madhe sot që ta fitonim këtë trofe dhe që nga minuta e parë gjithçka funksionoi mirë”.

“Ishte një natë e madhe në të gjitha aspektet, kolektive dhe personale. Është një titull që na bën shumë të ngazëllyer dhe ne do të përpiqemi ta shtojmë në fund të sezonit edhe të La Ligës”.

“Ekipi dhe tifozët e meritojnë një 10. Ata të dhurojnë shumë emocione, të inkurajojnë tejet shumë. Jam i lumtur. Edhe pse të gjithë mendojmë për ndeshjen e Romës, ku këta tifozë e meritojnë suksesin”, tha kapiteni. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori