“Nike” i përgjigjet Francës, uniform të posaçme për vajzat dhe gratë myslimane (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kompania “Nike” ka plotësuar një nevojë të sportisteve që i përkasin besimit islam. Ai ka dizenjuar dhe pritet të hedhë në treg në vitin 2018 një uniform sportive, e cila përmbush edhe kriteret e besimit islam sa i përket veshjes se grave dhe vajzave, shkruan Albeu.com.

Nike” ka kuptuar me sa duket potencialin e këtij tregu në vendet myslimane duke shkuar kështu përtej ndalesave që vende si Franca për shembull i kanë bërë shfaqjeve në publike të grave dhe vajzave me hixhab.

Veshja e lehtë përmban vrima në të gjithë gjatësinë e vet për të mundësuar frymëmarrjen e trupit por njëkohësisht ajo pengon edhe elektrizimin e saj gjatë aktivitetit sportiv.

Përpjekjet për dizenjinim e këtyre veshjeve kanë marrë disa vite por ka qenë “Nike” i pari që e mbështeti nevojën e një veshjeje sportive për femrat myslimane. /Albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori