Një Kombëtare "e bukur", por kundër një rivali që shëtiste nëpër fushë (VIDEO)
Pëlqej
Kombëtarja shqiptare dhuroi një tjetër sfidë të madhe mbrëmjen e djeshme që ishte dhe debutimi i parë për teknikun e ri Panucci.

Kombëtarja u duke e vetme në fushë, aq shumë saqë rivali i numëronte me gishtat e një dore sulmet në portën tonë. Me një pjesë të parë të dominuar plotësisht duke tentuar shpesh me Roshin dhe Kukelin por që u mbyll me rezultatin e pastër 0-0, përcjell Albeu.com.

Me fillimin e të dytës tanëtishin të vendosur për të marrë një tre pikësh dhe vendosshmëria u shpërblye që në minutën e 8 të pjesës së dyti ku Roshin me një devijim para vijës së portës çoi topin në rrjetë, top i cili do të përfundonte edhe padevijimin e numrin 21 të kombëtare sonë.

Goli zgjoi kundërshtarët që të vizitojnë ndnjëherë mesfushën tonë por prap pa ëprbërë rrezik. I gjithë Elbasan Arena në minutën e 78 "iu fal" këmëbve të Agollit i cili me një gol individual qetësoi Kombëtaren dukei uruar dhe tre pikshin e rradhës. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2017, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori