Një lajm fantastik për tifozët kuqezi
Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë një lajm shumë të mirë për tifozët e kombëtares. Ajo ka njoftuar se ka ende bileta të lira për dy ndeshjet e mbetura në Euro 2016, atë kundër Francës dhe Rumanisë.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të FSHF-së

FSHF, do të krijojë mundësinë e pajisjes me bileta për të gjithë ata tifozë dhe dashamirës të kombëtares që nuk janë pajisur ende me një të tillë.

Ju bëjmë gjithashtu me dije se behet fjale për sasi te vogla dhe per arsye organizative, keshillohen te gjithe te interesuarit te kontaktojne sa me shpejt ne kontaktet me lart per te patur mundesine e organizimit te te gjitha detajeve perfshire mundesite e pageses, terheqjen e biletes, etj.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton te gjithe tifozet e interesuar te jene te pranishem ne eventet e ardhshme te Kombetares ne Euro 2016, te kontaktojne ne adresat e meposhte te emailit:info@fshf.org.al; elira.kajtazi@fshf.org.al; bileta@fshf.org.al ose në numrat e tel: +33 787753285 dhe +355665001301 Eventet e rradhes te Kombetares sone ne euro2016 jane ndeshjet e Grupit A, respektivisht France – Shqiperi, e cila do te luhet ne date 15 Qershor, ora 21.00 ne Stadiumin Vélodrome ne Marseje dhe ndeshja Rumani – Shqiperi, e cila do te luhet ne date 19 Qershor, ora 21,00, ne Stadiumin e Lion­it./Albeu.com/
Shtuar më 12/06/2016, ora 22:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori