Një vit nga fitorja historike në Europian, imazhet e mbrëmjes së paharrueshme (FOTO LAJM)

Pëlqej
"Ëndrra u bë realitet. Zgjohuni shqiptarë, pasi djemtë kuqezi kanë shkruar historinë duke arritur suksesin e parë në Europian. Skuadra e De Biasit mposhti Rumaninë 1-0 me një gol të Armando Sadikut", kështu do ta nisnim shkrimin për fitoren e parë historikeEuropian vitin e kaluar.

Si sot një vit më parë gjërat ishin shumë ndryshe, të gjithë ishim të entuziazmuar dhe me shpresa se mund të kalonim në raundin tjetër të Europianit. Tashmë dhe kombëtarja ka pësuar ndryshime, teksa në krye të sa prej disa ditësh nuk është më Gianni De Biasi, raporton Albeu.

Strategu italian ka lënë gjurmët e tij duke na dërguar për herë të parë në Europian, teksa shijuam për herë të parë një fitore në një kompeticion kaq madhor. /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2017, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori