Meta: Kallëzim penal për Ardian Dvoranin, kreun e KED
Njihuni me stadiumin më të madh në botë, do ndërtohet pasi u fitua një bast
I emruar “ The Lion of Babylon” do të jetë stadiumi me kapacitetin më të madh në Botë me plot 135 mijë vende, gjithashtu do të ketë një dizajn referuar së ardhmes.

Pas një basti të fituar do të ndërtohet ky stadium që do të ribashkojë pas vitesh të shumta konfliktesh dy popuj, pikërisht Arabinë Saudite dhe Irakun. Pikërisht në Irak do të ndërtohet ky impiant gjigand që për nga madhësia do të kalojë edhe stadiumin “Rungardo May Day Stadium” që është ndërtuar në Pyongyang të Koresë së Veriut.

28 shkurtin e kaluar me rastin e sfidës kualifikuese për Botërorin Rusi 2018 mes Arabisë Saudite dhe Irakut të zhvilluar në Bassora sfida e parë pas shumë vitesh mes këtyre dy përfaqësueseve, sheiku Re Salman i kishte premtuar kryeministrit të Irakut Hayder Al-Abadi, ndërtimin e një stadiumi gjigand në rast humbjeje të skuadrës së tij. Dhe ashtu ndodhi Iraku edhe pse jo favorit mposhti Arabinë Saudite që kishte siguruar kualifikimin në Botëror. Sheiku saudit Re Salman nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mbajë fjalën e dhënë,që sipas raportimeve do ta mbajë. /albeu.com/

Shtuar më 27/04/2018, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori