NOTAT/ "Gazzeta dello Sport" ngel Lilën, super Roshi (FOTO LAJM)

STRAKOSHA 6.5
Strakosha ishte vendimtar përballë goditjeve të Belotti dhe Candreva, por edhe rasteve të tjera për të shmangur topat ajror të italianëve në zonën e tij, me përjashtim të dy golave. Ndoshta mund të reagonte më mirë në golin e Immobile…

HYSAJ 5.5
Hysaj pati një duel “vëllavrasës” me Insigne. Përgjegjës i madh në humbjen 2-0. Immobile e “përshëndeti” Hysajn në rastin e golit.

VESELI 6
De Blasi e kishte ndryshuar në emra dhe modul mbrojtjen e tij, duke imituar atë të Italisë: me tre qendrorë dhe dy të jashtëm. Motoja e Veselit ishte markimi dhe rezistimi ndaj goditjeve të Immobile dhe Belotti.

KUKELI 6
Ka rol natyral në në mesfushë, por luajti si “central”, një tip De Rossi. Spazz të ram sëpatë. rionina. Gjithëpërfshirës, spastrues, rezistent. Një rregullator.
Gazeta më e madhe sportive në Itali "Gazzeta dello Sport" ka dhënë vlerësimet për lojtarët që zbritën mbrëmë në fushë në ndeshjen Itali-Shqipëri, që u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të "axurrëve".

E përditshmja italiane ka vlerësuar si më të mirin në fushë mesfushorin për kombëtaren tonë, Odise Roshin, i cili zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë. Roshi sipas tyre ishte i vetmi që vuri në vështirësi mbrojtjen italiane.

Mesfushori fierak shpesh herë me inkursionet e tij ishte një rrezik konstant për mbrojtjen italiane.

Notën më të ulët e mori Andi Lila, që ishte hija e vetvetes në fushën e lojës. Ai mori notën 5 nga gazeta italiane e cilëson si një ndeshje mjaft të dobët prej tij, as nuk arriti të mbulonte si De Sciglion në krahun e djathtë, as De Rosssin në qendër të mesfushës kur i kërkohej.

Portali " Albeu" ju sjell në galerinë më lart vlerësimin e plotë për çdo lojtarë./albeu.com/
Shtuar më 25/03/2017, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori