Nuk është "koronavirus", ky është emri më i kërkuar në Google (FOTO LAJM)

Ndoshta nuk do ta besonit, por fjala më e kërkuarGoogle është Messi. Mbiemri i futbollistit argjentinas ka lënë pas edhe fjalën më të përdorur të kësaj kohe “koronavirus”.

E ardhmja e Messit ka bërë kurioz botën mbarë, që prej ditës kur ylli i sulmit kërkoi largimin nga Barcelona përmes një letre drejtuar klubit katalanas.

Gjithçka konfirmohet nga të dhënat e motorit më të madh kërkimor në botë, “Google”, sipas të cilit emri i Messit është kërkuar më shumë herë se çdo fjalë tjetër.

Kërkimet për emrin e Messit dhe fjalën “burofax” janë shtuar edhe më shumë, që në momentin kur futbollisti përdori këtë të fundit për të njoftuar Barcelonën se ka ndërmend të ndërpresë kontratën.


Shtuar më 08/09/2020, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori